2 vjet burg për vdekjen e Jeton Temajt, nëna e të ndjerit: Rasti ka shkuar me njoftësi
Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar me dy vjet burgim, njërin nga të përfshirët në rastin e vdekjes më plot dyshime të Jeton Temajt, i cili ishte aksidentuar më 27 maj 2022, e më pas si pasojë e plagëve të marra edhe ndërroi jetë më 16 qershor.
Vendimi ka lënë të pakënaqur nënën e të ndjerit, Kumrije Temajn, e cila në Klan Kosova tha se trajtimi i rastit është bërë në mënyrë jo të drejtë, siç deklaron ajo “me njoftësi”.
“Nuk e pranoj. Djalit i ka dalur autopsia që ka goditje me mjet mekanik të mprehtë i fortë. Rasti ka shkuar me njoftësi.Nuk po mund ta di pse ndodhi (ngjarja), ata (të dyshuarit) nuk i kanë dhënë dëshmitë e njëjta, të gjithë kanë dhënë dëshmi të rrejshme. Të katërtit le të ma tregojnë të vërtetën se si ma mbytën djalin”, u shpreh ajo.
Gjykata Themelore vendimin e morri disa ditë më parë.