2 viktima në Stanovc, dyshohet se pronari i një furre ka vrarë punëtoren e më pas veten
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ku janë raportuar të shtëna me armë zjarri.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se viktimat janë një burrë dhe një grua.
Siç mëson Gazeta “Jepi Zë”, dyshohet se pronari i një furre ka vrarë një punëtore grua dhe më pas ka qëlluar edhe veten.
Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e plota të rastit. Po ashtu, në zonë është parë edhe një autoambulancë, e cila ka ndërhyrë për të dhënë ndihmë mjekësore.
Deri më tani, nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet për motivin e kësaj tragjedie, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
Ky është një lajm në zhvillim.