2 serbët e akuzuar për sulm ndaj Policisë së Kosovës në Veri të Mitrovicës, dënohen me nga 4 mijë euro gjobë

Gjatë ditës së sotme në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ëstë shpallur aktgjykim dënues ndaj dy serbëve N.M. dhe A.L. për shkak të veprave penale Pjesëmarrja në Turmë që kryejnë vepër penale dhe Huliganizëm.

Pas pranimit të fajësisë dy të akuzuarve iu është shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj për secilin veç e veç, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarve është zëvendësuar me dënim me gjobë në shumën nga 4.000.00 (katër mijë) euro.

“Pas mbajtjes së seancës së shqyrtimit fillestar për shqyrtimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë nga të akuzuarit N.M. dhe A.L., ka shpallur Aktgjykimin dënues dhe të akuzuarve N.M. dhe A. L., iu ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj për secilin veç e veç, i cili dënim me pëlqimin e të të akuzuarve dhe konform nenit 44 par.1 të KPRK-së është zëvendësuar me dënim me gjobë në shumën nga 4.000.00 (katër mijë) euro|, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Njoftimi i plotë:

Është shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve N.M. dhe A.L. për shkak të veprave penale Pjesëmarrja në Turmë që kryejnë vepër penale dhe Huliganizëm

Prishtinë, 21 Tetor 2025- Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka shpallur Aktgjykim në çështjen penale kundër të akuzuarve N.M. dhe A.L. për shkak se kanë kryer veprën penale Pjesëmarrja në Turmë që kryejnë vepër penale dhe Huliganizëm.

Gjykata pas mbajtjes së seancës së shqyrtimit fillestar për shqyrtimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë nga të akuzuarit N.M. dhe A.L., ka shpallur Aktgjykimin dënues dhe të akuzuarve N.M. dhe A. L., iu ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj për secilin veç e veç, i cili dënim me pëlqimin e të të akuzuarve dhe konform nenit 44 par.1 të KPRK-së është zëvendësuar me dënim me gjobë në shumën nga 4.000.00 (katër mijë) euro, për secilin veç e veç, të cilin dënim të akuzuarit janë të obliguar ta paguajnë në afat prej 15 ditësh, nga dita kur aktgjykimi bëhet i plotfuqishëm.

Lexo edhe:  Këta janë të dyshuarit për tjetërsim të parcelës në Veternik në vlerë të 10 mln euro, i shitën pronat me mashtrime

Nëse të akuzuarit nuk dëshirojnë ose nuk mund të paguajnë dënimin me gjobë, atëherë dënimi me gjobë iu zëvendësohet me dënim me burgim.

Ekziston dyshimi i bazuar se i akuzuarit N.M. dhe A.L., me datë 13.10.2021 në Mitrovicën e Veriut në intervalin kohor rreth orës 8:30 deri në orën 10:00 në aksin rrugor afër barnatores LILIA dhe rruga Princi Millosh, udhëkryqi i rrugës që lidhet në drejtim të shkollës Teknike, kanë marrë pjesë me dashje në turmat e mbledhura prej më tepër se dhjetëra personave, numri i të cilëve është rritur dhe ulur varësisht nga lëvizjet e tyre, duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm për jetën e njerëzve dhe pasurinë, në atë mënyrë që me veprimet e rrezikshme të turmave kanë gjuajtur në drejtim të zyrtarëve policor dhe doganor me gjë sende të forta, hedhje të bombolave të gazit, shokë bomba e të tjera, i pandehuri N.M. deri sa është zbatur urdhëri kontrolli në barnatoren Lilia në afërsi të barnatores ka sulmuar zyrtarin policor B.Sh. me mjet të fortë – gurë, nga veprimet e përbashkëta të pjesëmarrësve i është vu flaka automjetit Tojota, ngjyrë e zezë pronë e doganës së Kosovës, ndërsa i pandehuri A.L., me kamionin e tipit Iveko, me mbishkrim J.K.P.Standart Parkink servis” ka bllokuar udhëkryqin për te shkolla teknike që shpie te lagjja e Boshnjakëve të cilën e ka vendosë si barrikadë për bllokimin e rrugës, me ç’rast janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe rrezik për jetën e njerëzve.

Të dy të pandehurit N.M. dhe A.L. me veprimet e tyre dhe me veprimet e përbashkëta me turmat e personave kanë kryer veprën penale Pjesëmarrja në Turmë që kryejnë vepër penale dhe Huliganizëm, nga neni 404 par 1 të KPRK-së.

Lexo edhe:  “E gjithë Amerika është me Gjestin”, fotografia e reperit nga Peja shfaqet në zemër të New York’ut

Gjykata sipas detyrës zyrtare e ka bërë ricilësimin e veprës penale për të dy të akuzuarit nga dispozita ligjore e neni 412 në nenin 404 par 1 të KPRK-së.

Kundër këtij Aktgjykimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.