19 vjet nga mbytja e tre fëmijëve në lumin Ibër, ku të nesermen shpërthyen “trazirat e marsit”

19 vite më parë, një ngjarje e kobshme pati përfshirë Kosovën, në veçanti Mitrovicën e cila u përfshi nga një kaos i madh.

Trazirtat e njohura si “trazirat e marsit” filluan më 17 mars 2004, një ditë pasi që tre fëmijë shqiptarë në pjesën veriore të Mitrovicës u mbytën në lumin Ibër, shkruan “Jepi zë”.

Disa fëmijë që mbijetuan në orët e vona, po atë natë, treguan para kamerave se ata ishin ndjekur nga serbët dhe duke ikur për të shpëtuar, tre fëmijë kishin humbur jetën në lum.

Kjo bëri që shqiptarët të ngritën ndaj serbëve, me ç’rast ndodhi një përplasje e rëndë mbi urën e lumit Ibër dhe disa pjesë të Kosovës. Për të ruajtur rendin ishin të përfshirë Policia e UNMIK-ut si dhe KFOR, shkruan Jepi zë

Pavarësisht kësaj, situata kishte eskaluar totalisht dhe gjatë ditëve të trazirave u vranë 19 persona, prej tyre 12 shqiptarë./ Jepi zë

Lexo edhe:  Një grua mbeti e lënduar, detaje për aksidentin ku u përfshi vetura e eskortës së kryeministrit