19 vjeçari pranon se ka kryer veprën e vrasjes së mbrëmshme në Vushtrri
Një vrasje ka ndodhur të dielen mbrëma në Vushtrri.
Viktima e këtij rasti është Ardit Zymberi, 19 vjeçar.
Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, Bleon Dibrani, i moshës 19-vjeçare.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, bëri të ditur se Dibrani është intervistuar në stacionin policor në cilësinë e të dyshuarit.
“Gjatë intervistimit ai e ka pranuar se e ka kryer vrasjen. Hetimet po zhvillohen dhe është herët të flitet për motivet”, deklaroi Preteni.
I njëjti shtoi se do të kërkohet caktimi i masës së paraburgimit përbrenda afateve ligjore.