19-vjeçari në Vushtrri ndez zjarr në oborrin e tij, flakët përfshijnë 7-8 hektarë tokë – shoqërohet në Polici

Flakë të mëdha kanë kapluar tokat në fshatin Zagori të Vushtrrisë, pasi një djalë i ri ndezi zjarr në oborrin e tij.

Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:25 dhe zjarri është vërejtur nga një njësi e Policisë të cilët po patrullonin në një pikë kontrolli.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit të cilët kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrin.

Policia ka intervistuar një 19-vjeçar, i cili ika deklaruar se ka ndezur një zjarr në oborrin e tij e më pas flakët janë përhapur në një sipërfaqe prej 7-8 hektarësh.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Lexo edhe:  Çifti në Prishtinë sulmohet nga dy persona, djalin e godasin me shufër metali