19-vjeçari kapet me drogë pranë shkollës në Fushë Kosovë

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.

Një rast i tillë është zbuluarsot, në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, pranë zonës së shkollave.

Siç mëson Sinjali nga burimet e veta, , rreth orës 13:50, njësia policore në rroba civile që operon në kuadër të Planit Operativ për Sigurinë në Shkolla, ka ndaluar një person të dyshuar që po lëvizte në afërsi të shkollës.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Andi Bejiq, rreth 19-vjeçar, i cili ka pranuar menjëherë se mbante me vete substancë narkotike në xhep dhe e ka dorëzuar atë tek zyrtarët policorë.

Sipas informacioneve, substanca e dyshuar është peshuar me peshore elektronike, duke rezultuar me peshë mbi 3 gram dhe është sekuestruar si provë materiale.

Përballë kësaj situate, është vendosur që të iniciohet rast për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, sipas nenit përkatës të Kodit Penal.

Hetimet mbi rastin janë duke vazhduar në koordinim me njësitë relevante.

Gazeta Sinjali do të sjellë më shumë detaje lidhur me këtë rast dhe masat institucionale që po ndërmerren për parandalimin e përdorimit të drogës në afërsi të shkollave

Lexo edhe:  Momenti i djegies së shtëpisë në Malishevë