19-vjeçari e rrah babain e tij në Prishtinë, është përdorues i narkotikëve

Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike. E një rast i tillë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në rrugën “Aleksandër Moisiu”, në Prishtinë, ku një person ka raportuar në Polici se është sulmuar nga djali i tij.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se një 43-vjeçar e ka denoncuar të birin, për shkak të mosmarrëveshjeve e zënkave që kanë mes vete në vazhdimësi. Ai e ka njoftuar Policinë, se rasti i fundit ndodhi dje, ashtu që konflikti mes tyre dyshohet se eskaloi deri në atë pikë sa i riu, 19-vjeçar po dyshohet se e ka sulmuar fizikisht babain e tij.

Siç mëson Sinjali, babai që përjetoi dhunën nga i biri, ka përshkruar para hetuesve policorë në detaje për telashet që i kanë dalë me të, pasi i njëjti është edhe përdorues i narkotikëve.

Posa Policia ka marrë informatën, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacion palët e përfshira, për t’i dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka nxjerrë aktvendim që 19-vjeçari të ndalohet për 48 orë dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale dhunë në “familje”

Lexo edhe:   I burgosuri në Idrizovë s’kthehet në burg pas lejes për pushim, arratiset në Kosovë