18-vjeçari dyshohet se rrahu motrën në Klinë, vajza strehohet në qendër mbrojtëse në Pejë

Një rast tronditës dhune në familje është raportuar të hënën në fshatin Jellovc të Klinës, ku një vajzë e mitur është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur më 20 tetor 2025, rreth orës 13:00, kur viktima, E.D., rreth 17-vjeçar, është paraqitur në Stacionin Policor të Klinës, duke deklaruar se vëllai i saj, E.D., rreth 18-vjeçar, e kishte goditur me grusht në kokë pas një konflikti verbal.

Vajza është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa më pas, me dëshirën e saj, është sistemuar në Strehimoren e Pejës për mbrojtje dhe përkujdesje.

Për shkak të mungesës së psikologut në momentin e raportimit, intervistimi i viktimës është planifikuar të mbahet më 21 tetor 2025, në prani të psikologes dhe punëtorit social të strehimores.

Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar dhe sjellë në stacion policor, ku në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar, por ka mohuar ta ketë kryer veprën.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar të Shtetit, rasti është inicuar si “Dhuna në familje”.

Hetimet janë në vazhdim, ndërsa autoritetet e mirëqenies sociale dhe psikologët pritet të përfshihen në trajtimin e mëtejmë të rastit për mbrojtjen e vajzës së mitur.

Lexo edhe:  Zhduket një vajzë e mitur në Vushtrri