17 vjetori i pavarësisë, qytetarë të shumtë mblidhen në sheshet e Prishtinës
Temperaturat e ulëta nuk i kanë penguar qytetarët e Kosovës që të mblidhen në sheshet e Prishtinës për të festuar 17 vjetorin e pavarësisë, por edhe për të parë nga afër parakalimin e Forcës se Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës i cili pritet të nis në ora 12:00.
Me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, sot në ora 12:00, do të bëhet parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.
Kjo ngjarje mbahet nën patronatin e presidentes dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës, derisa parakalimi zhvillohet në sheshin “George Bush”.
“Kjo ngjarje do të shërbejë si një nderim për të arriturat e vendit tonë dhe një mundësi për të gjithë qytetarët që të bashkohen në një atmosferë feste, për të shfaqur krenarinë kombëtare dhe për të kujtuar sakrificat e shumta në rrugën drejt lirisë e pavarësisë”, thuhet në njoftim e ministrisë së Mbrojtjes.