17 qytetarë të lënduar nga rrokullisja e autobusit që shkonte në Rugovë
Foto Ilustrim
Indeksonline ka raportuar më herët për një vetaksident të një autobusi në Rugovë të Pejës.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku bëri të ditur se 17 persona kanë pësuar lëndime trupore.
Rugova, njoftoi se të lënduarit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 00:50, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur ne fshatin Shkrel-Rugovë, në këtë vetaksident ishte i përfshirë një autobus i cili ka dalur nga rruga dhe është rrokullisur si pasojë shtatëmbëdhjetë (17) persona kanë pësuar lendimr trupore, të njëjtit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga Njësia e Trafikut Rajonal”, ka thënë Rugova