14-vjeçari sulmon me thikë babanë e të dashurës në Selanik

Një 14-vjeçar ka sulmuar me thikë babanë e të dashurës së tij 16-vjeçare në Selanik.

Incidenti ndodhi në ditën e Krishtlindjeve në zonën Panorama të Selanikut lindor. Ndërsa i mituri është arrestuar nga autoritetet, 64-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shkruan A2CNN, transmeton Klankosova.tv.

Sipas raportimeve të policisë, konflikti nisi gjatë një sherri mes vajzës dhe babait të saj në shtëpinë e tyre. Në mes të tensionit, 14-vjeçari nxori një thikë dhe e goditi burrin në pjesën e mesit.

Prokuroria ka ngritur akuza ndaj të miturit për plagosje të rëndë, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës. Hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Lexo edhe:  Ky është 36-vjeçari i arrestuar në Ferizaj, gjuajti rreth 40 herë në dasmën ku u ftua