Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

Sot pritet të kemi mot paksa më të ftohtë sepse do të fillojnë të fryjnë erëra pak më të ftohta nga verilindja sidomo në Rrafshin e Kosovës ku priten edhe më shumë vranësira, por do të ketë edhe intervale kohore me diell.

Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë dhe me ngrica, ndërsa vende-vende do të vazhdojë të ketë mjegull.

Temperaturat do të zbresin deri në -3 gradë Celsius dhe gjatë dites do të rriten deri në 8 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e premtja sjellë mot stabil, me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Mëngjesi në disa rajone i ftohtë, me ngrica dhe mjegull, kurse dita relativisht e ngrohtë dhe me diell.

Fundjava vjen me mot të ngjashëm, me vranësira të pakta lokale e intervale kohore me diell, por mund të ketë mjegull e cila së bashku me vranësirat e ulëta në disa zona mund të qëndrojë gjatë edhe në orët e ditës. Në vendet me këto vranësira dhe mjegull normalisht do të jetë më ftohtë, e pak më ngrohtë në viset ku do të ketë intervale kohore me diell.

Në Shqipëri ndjeshëm më ngrohtë sidomos në viset mesdhetare ku tradicionalisht është më ngrohtë/MeteoBallkan

Lexo edhe:  E rëndë në Podujevë – 15 vjeçari ther me thikë gjyshen, ndalohet me vendim të prokurorit