13 vjeçari që punon me plis në kokë: Më mirë me punu, se me nejt udhëve

Dorian Mustafa, i cili është veç 13 vjeç është bërë mjaftë i famshëm në qytetin e Vitisë.
Ai punon tash e dy vite si berber. Ai ndryshe njihet me pseudonimin “Gixh Plisi”, e që thotë se përkrahjen më të madhe e ka marrë nga familja dhe shoqëria.

Doriani tregon se pas mbarimit të mësimit, shkon në lokal ku edhe klientët të cilët duan të kryerjen prerjen e flokëve presin për të.

E një e veçantë e 13 vjeçarit është se mban plisin në kokë dhe punon me të, mirëpo shprehet se edhe nëse nuk e ka plisin nuk e ka problem sepse e ka të vizatuar plisin në flokët e tij.

Nga videot e postuara në TikTok thotë se ka marrë komente negative por që nuk e ka ndaluar asnjëherë punën.

Lexo edhe:  Plagoset kryeministri i këtij shteti që nuk e njeh Kosovën