Presidenti i FFK-së pret në aeroport yllin e ri të futbollit që zgjodhi të luajë për Kosovën, Leon Avdullahu
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës ka mirëpritur sot në aeroportin “Adem Jashari” futbollistin e ri, Leon Avdullahu, i cili ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën.
Ai e ka vlerësuar Avdullahun si një talent të jashtëzakonshëm dhe një djalë të shkëlqyeshëm me dashuri të madhe për vendin. Sipas presidentit të FFK-së, Leoni pritet të japë shumë për Kombëtaren dhe të jetë pjesë e rrugëtimit të përbashkët drejt sukseseve të mëdha.
“Mirë se erdhe në shtëpi, Leon”, është mesazhi që ka shkruar kreu i FFK-së për yllin e ri të futbollit kosovar.