Parashikimi i motit gjatë vikendit

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Do të jetë mjaft nxehtë me temperatura maksimale që pritet të arrijnë deri në 32 apo 33 gradë Celsius. Pasdite do të ketë zhvillime të vranësirave në disa zona duke kushtëzuar edhe ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë, kryesisht në disa vise kodrinore-malore.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Shtunën pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë veror. Orëve të pasdites në disa vise malore mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshet do të jenë afatshkurtra nëse ato zhvillohen.

Edhe dita e diel do të jetë tipike verore me temperatura verore dhe rreze të shumta diellore. Vranësirat do të jenë të pakta dhe lokale me pak mundësi për ndonjë rrebesh të izoluar shiu.

Të Hënën ndryshim i motit me dendësim dhe zhvillim të fuqishëm të vranësirave ku priten rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende pritet të ketë rrebeshe mjaft intensive dhe shkarkesa të fuqishme atmosferike. Po ashtu në disa rajone priten disa shtrëngata të fuqishme verore.

Më pak rrebeshe do të ketë në Shqipëri dhe më shumë priten në Kosovë, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi.

Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme, ndërsa rrebeshe priten edhe në Luginën e Preshevës.

Pas të hënën na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell. Do të jetë freskët dhe ende mund të paraqiten reshje lokale shiu.

Lexo edhe:  Kryqi i Kuq ka folur me familjarët e policëve, kjo është gjendja e tyre shëndetësore