Parashikimi i motit gjatë vikendit dhe fillimin e javës

Sot na pret mot stabil, me diell dhe vranësira lokale të cilat do paraqiten gjatë ditës, por pa ndonjë reshje atmosferike. Temperaturat do të rriten menjëherë duke kaluar pak mbi 30 gradë Celsius maksimalet.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Shtunën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Atmosfera do të jetë tërësisht stabile në të gjitha viset, ndërsa fillon vala më e re e nxehtësisë gjatë kësaj vere, përpos shumë disa zonave në Shqipëri ku valët e nxehtësisë nuk janë ndërprerë pothuajse asnjëherë këtë verë.

Të Dielën do të fillojnë temperaturat të shënojnë rritje të ndjeshme. Vala më e re e nxehtësisë afrikane fillon të intensifikohet, por njëkohësisht atmosfera nuk do të jetë tërësisht stabile. Orëve të pasditen në disa vise të Kosovës do të ketë gjasa për zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive dhe si pasojë priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë, kryesisht viseve kodrinore-malore, por mund të ndodhë edhe në disa qytete apo qyteza të Rrafshit të Kosovës.
Rrebeshe të izoluara priten edhe në disa vise malore në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe sidomos në malet e Malit të Zi.

Nga e Hëna vapë e madhe verore./MeteoBallkan

Lexo edhe:  “Ti ke qenë ministër, ke hangër prej asaj qeverie” – Përplasja II mes Dugollit dhe Berishës