Parashikimi i motit për sot dhe ditëve tjera

Sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Rrallë në disa zona mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh të izoluar shiu, ndërsa do të fryjnë erëra të freskëta nga veriu e verilindja. Temperaturat pritet të luhaten nga 2 deri në 19 gradë Celsius.

Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore të Martën për dallim nga Kosova do të ketë më shumë vranësira dhe zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë, por nuk do të mungojnë orët me intervale kohore me diell. Në Luginë të Preshevës e Martja sjellë më shumë diell, ndërsa në Mal të Zi më shumë vranësira e reshje lokale. Në malet më të larta në jug të Kosovës do të ketë fjolla bore. Fjolla bore mund të ketë edhe në malet më të larta në Maqedoninë Veriore dhe veri të Malit të Zi.

E Mërkura dhe e Enjta sjellin mot më stabil dhe me më shumë diell. Vonë të Enjten pritet ndikimi i frontit të ftohtë dhe ciklonit kur do të kemi dendësim masiv të vranësirave me reshje shiu të cilat pritet të fillojnë gjatë orëve të natës.

Të Premten dhe të shtunën në mëngjes na pret mot vjeshtor me reshje shiu e në viset më të larta malore mund të ketë reshje shqote e bore./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Mbi 600 forca serbe po kërkojnë të dyshuarin për sulmin e dytë masiv