Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

Sot pritet të kemi mot me diell dhe vranësira lokale. Do të vazhdojnë temperaturat e larta, por edhe vranësirat e reshjet lokale të shiut ku mund të ketë edhe ndonjë rrebesh me bubullimë. Temperaturat maksimale deri në 32 gradë Celsius, kurse reshje do të jenë të izoluara.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot i nxehtë, me diell dhe vranësira lokale. Pasdite në disa vise kodrinore-malore priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nga e shtuna gjithnjë më shumë diell e më pak vranësira. Reshje nuk priten më për disa ditë, ndërsa temperaturat do të rriten prapë më shumë./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Mot dimëror në Kosovë, raportohet një aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë