10 qytetet më të bukura në botë që duhen vizituar në vjeshtë
Një test i bazuar në shikim dhe instinkt ka përcaktuar cilat janë 10 qytetet që duhen vizituar në vjeshtë. Premier Inn kreu një eksperiment “shkencor” për të zbuluar se cilat janë qytetet më të bukura për t’u vizituar në vjeshtë për t’u zhytur në shijet dhe aromat e stinës, gjethet, kungujt dhe gështenjat.
Për ta zbuluar, ai zgjodhi 60 qytete në të gjithë Evropën, Britaninë e Madhe, SHBA, Australi, Zelandën e Re, Afrikë, Amerikën e Jugut, Azinë dhe Lindjen e Mesme dhe u tregoi imazhet e tyre të vjeshtës 30 pjesëmarrësve në studim.
Secili prej tyre thjesht shikonte fotot e versionit vjeshtor të këtyre 60 qyteteve, ndërsa softueri monitoronte lëvizjen e syve të tyre dhe regjistronte, në sekonda, kohën e kaluar për çdo imazh.
Në këtë mënyrë, u krijua një renditje që zbulon se cilat qytete ia vlen të vizitohen në vjeshtë, sepse japin më të mirën e tyre. Dhe janë pikërisht ata që në fotot e të cilëve, instinktivisht, shikimi qëndron më gjatë.
- Bath, Mbretëri i Bashkuar
- Çikago, SHBA
- Cape Town, Afrika e Jugut
- Boston, SHBA
- Firence, Itali
- Lubjanë, Slloveni
- Romë, Itali
- Tokio, Japoni
- Stamboll, Turqi
- Mynih, Gjermani