1 muaj paraburgim për kosovarin që grisi Kuranin

I dyshuari për rastin e grisjes së librit të shenjtë të fesë islame- Kuranit, më 3 mars në Prizren, ka dalë para gjykatës. Pas seancës dëgjimore, Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe ia ka caktuar të dyshuarit Ismet Popaj, një muaj paraburgim.

Popaj dyshohet se me veprimet e tij, ka nxitur urrejtje dhe mosdurim midis grupeve fetare.

“Nga provat e siguruara nga Policia me autorizim të PSRK-së e të bashkangjitura kërkesës për caktim të masës së paraburgimit e të cilat prova gjenden në shkresa të kësaj lënde, gjykata vlerëson dhe konstaton se në rastin konkret plotësohen kushtet ligjore ngase ekziston dyshimi i bazuar se me datën 03.03.2025, rreth orës 12:10, në Prizren, në afërsi të teges Halveti, ka nxitur he përhapur publikisht urrejtje dhe mos durim midis grupeve fetare”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

“I njëjti e kishte marrë librin e shenjtë të myslimanëve, Kur’anin të cilin e kishte grisur, ashtu që pasi qytetarët i kanë vërejtur copëzat e grisura në rrugë, rastin e kanë paraqitur në polici dhe me këtë rast është shkaktuar mllef i madh te komuniteti islam dhe është cenuar bashkëjetesa mes grupeve me ideologji të ndryshme fetare me çka edhe mund të prishej rendi dhe qetësia publike”, thuhet tutje në vendim.

Lexo edhe:  Pamje nga aksioni i Policisë së Kosovës ku u arrestuan katër persona