VV ka vendosur që Albulena Haxhiu ta udhëheq Ministrinë e Drejtësisë

Negociatat mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së janë në fazën përfundimtare, përderisa mësohet se marrëveshja do të nënshkruhet gjatë vikendit.

Përderisa kanë kontest për postin e presidentit, VV e LDK janë dakorduar t’i marrin nga 5 ministri, shkruan Veriu.info.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se 30% e ministrave do të jenë femra, ku nga dy ministri prej VV-së e LDK-së do të udhëheqen prej femrave, kështu që do të plotësohet kouta prej 30%, që janë katër ministri prej 12 sosh sa do të jenë.

Gazeta online Veriu.info mëson se Ministria e Drejtësisë do të udhëheqet nga Albulena Haxhiu, e cila është deputete e kësaj parti që prej vitit 2010.

Ndryshe, Albulena Haxhiu me profesion është juriste e diplomuar dhe mbanë gradën Master./Veriu.info

LEXO EDHE:  Që nga marsi, ky është numri i personave që kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në Kosovë
x