Tahiri shprehet i inspiruar nga mbështetja e qytetarëve vushtrrias pa dallim partie në raundin e balotazhit

Kryetari i Vushtrrisë, kandidat i LDK-së për Kryetar Komune sot është mirëpritur tek biznesi i vëllezërve Plluzhina, punën e të cilëve e ka cilësuar të ndërtuar me djersë, besim në Zot e sinqeritet.

Tahiri ka shkruar se ndihet i inspiruar nga mbështetja e qytetarëve vushtrrias pa dallim partie në raundin e balotazhit.
“Kjo më obligon të jem akoma më i përkushtuar e me sinqeritet ti realizojmë zotimet tona” ka thënë ai.

Postimi i plotë i Tahirit:

Sot u mirëprita te biznesi i vëllezërve Plluzhina. Një punë e ndërtuar me djersë, besim në Zot e sinqeritet.
Jam i inspiruar nga mbështetja e qytetarëve vushtrrias pa dallim partie në raundin e balotazhit. Kjo më obligon të jem akoma më i përkushtuar e me sinqeritet ti realizojmë zotimet tona.

LEXO EDHE:  Gjendet 46-vjeçarja nga Ferizaj, familjarët flasin për gjendjen e saj shëndetësore
x