Edhe një tjetër pacient i spitalit “Aloka” në Prishtinë, është shprehur i pakënaqur me shërbimin e këtij spitali.
Agim Krasniqi, zëvendësministër i Fiancave dhe Transfereve, i ka akuzuar për mashtrim të pacientëve, raporton 02Press.com
Krasniqi, i cili para dy ditësh është infektuar me Covid-19, pohon se kishte shkuar me anëtarët e familjes për të bërë rengenin e mushkërive gjatë ditës së djeshme dhe të njëjtin e ka pranuar një ditë më vonë, por dyshon të jetë i manipuluar nga spitali “Aloka”.
“Dje me kerkes urgjente te mjekut vete me 4 antaret e familjes ne ora 15:15 bame rentgenin e mushkerive me qellim qe te kemi rezultatet e shpejta pasi dy nga antaret e familjes ishin ne gjendje te rend shendetsore. Na u tha se per dy ore do ti keni rezultatet. Mjerisht dje edhe pas thirrjes nuk pranuam rezultatet dhe sot pas disa thirrjeve pasi dje dhe sot nuk i patem raportet me ju treguar mjekut, me nervoz e per nje minut diku pas ores 13:00 na derguan raportet per te gjithe antaret e familjes pa asnje ndryshim”, ka deklaruar ai.
Me dyshime, Krasniqi është shprehur nëse duhet t’iu bësohet atyre rezultateve që sipas tij janë prodhuar brenda 1 minuti.
“Mjerisht nje rast i till sot nga nje gazetar kuptova se nuk eshte i vetem. Prandaj i baje apel menagjmentit te ketij Spitali qe te ndermarrin masa e mos te mashtrojn pacientet ne gjendje te veshtire shendetsore e qe mos ti demtojn edhe financiarisht sepse nuk ka kuptim nje mashtrim i till me ndodhe”, tha ndër të tjera ai.
Më poshtë ju sjellim reagimin e plotë:
Spitali ALOKA mashtrim i tmerrshem me pacient
Dje me kerkes urgjente te mjekut vete me 4 antaret e familjes ne ora 15:15 bame rentgenin e mushkerive me qellim qe te kemi rezultatet e shpejta pasi dy nga antaret e familjes ishin ne gjendje te rend shendetsore. Na u tha se per dy ore do ti keni rezultatet. Mjerisht dje edhe pas thirrjes nuk pranuam rezultatet dhe sot pas disa thirrjeve pasi dje dhe sot nuk i patem raportet me ju treguar mjekut, me nervoz e per nje minut diku pas ores 13:00 na derguan raportet per te gjithe antaret e familjes pa asnje ndryshim. A duhet besuar ketyre rezultateve qe u prodhuan per 1 minut krejt identike eshte pikpytje e madhe. Mjerisht nje rast i till sot nga nje gazetar kuptova se nuk eshte i vetem. Prandaj i baje apel menagjmentit te ketij Spitali qe te ndermarrin masa e mos te mashtrojn pacientet ne gjendje te veshtire shendetsore e qe mos ti demtojn edhe financiarisht sepse nuk ka kuptim nje mashtrim i till me ndodhe.
Ditë më parë portali 02 Press kishte raportuar për një rast të ngjashëm që kishte ndodhur në po të njëjtin spital.
Pacienti ankohet se kujdesi në spitalin “Aloka” është i tmerrshëm!