Sonte gjatë natës bora e zbardhë Kosovën

Gjatë kësaj nate në Kosovë pritet të fillojnë reshjet e dëborës. Reshjet e borës në intervale të caktuara mund të jenë të dendura dhe mjaft estetike.

Nesër në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje lokale të herëpashershme bore. Erërat veriore do të fuqizohen dhe temperaturat ditore do të shënojnë ulje të theksuara. Reshje më intensive bore të shoqëruara me erëra priten në viset kodrinore-malore.

Në Shqipëri nesër do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Në disa rajone në verilindje, lindje, dhe juglindje do të ketë reshje lokale bore. Reshje shiu apo bore mund të ketë edhe në jug të vendit varësisht nga temperaturat në çastin e reshjeve eventuale. Do të ketë erëra të forta në disa rajone nga drejtimi i verilindjes.

Në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot me vranësira dhe mjaft i ftohtë. Në veri të Malit të Zi dhe disa rajone të Maqedonisë do të ketë edhe reshje bore.

Pasnesër në tërë rajonin pritet që moti gradualisht të kthjellohet por do të jetë shumë ftohtë. Në disa rajone ende mund të ketë fjolla afatshkurtra bore. Erërat do të fillojnë të qetësohen, por gradualisht.

Nga e marta do të kemi stabilizim të motit për shkak të depërtimit të anticiklonit të fuqishëm evropian. Do të kemi mot mjaft të ftohtë gjatë netëve dhe mëngjeseve, kurse temperaturat ditore do të shënojnë ngritje gradualenëse eventualisht nuk do të ketë mjegull./Meteoballkan

02 Press

02 Press - Portal i lajmeve