Rrokulliset një veturë në Skenderaj, katër të lënduar

Katër persona janë lënduar pasi një veturë është rrokullisur dhe ka dalë nga rruga mbrëmjen e së enjtes në fshatin Leqinë të Skenderjat, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.

Të lënduar nga ky aksident kanë mbetur tre pasagjerë dhe shoferi i veturës, të cilëve më pas i është ofruar tretman mjekësor.

“Të lënduarit janë dërguar në trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

LEXO EDHE:  Serbi i Kosovës, Bojan Bozovic, braktis PDK-në dhe kalon në Vetëvendosje
x