Publikohet fotoja e parë e variantit Omicron

Universiteti i Hong Kongut ka publikua fotografinë e parë mikroskopike të Omicron, variantit të ri të koronavirusit. Një fotografi e Omicronit është marrë me një mikroskop elektronik.

Pjesa e majtë e fotos tregon një mikrografë elektronike të një qelize veshkash majmuni pas infeksionit me Omicron.

Fotoja tregon dëmtimin e qelizave dhe grimcat e vogla të zeza të virusit.

Pjesa e djathtë e fotografisë është një version i zmadhuar i pjesës së majtë dhe tregon të njëjtën qelizë të infektuar.

Në atë pjesë të fotos, mund të shihni një sërë grimcash virale me thumba, karakteristikë për koronaviruset.

LEXO EDHE:  Efekti i vaksinës anti-COVID, rëntgenet tregojnë dallimin e mushkërive të pacientëve që janë vaksinuar dhe atyre që nuk janë vaksinuar

02 Press

02 Press - Portal i lajmeve

x