Publikohen të dhënat, ky është numri i të infektuarve me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë

Asnjë viktimë e nëntë raste të reja me koronavirus në Kosovë në 24 orët e fundit.

Këtë e konfirmoi para pak çastesh Ministria e Shëndetësisë përmes postimeve tashmë të zakonshme të orës 15:00.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.096 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.656.937 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 777.730 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 1.802 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.971.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 314.

x