Presidenca jep detaje për Darkën e Lamës, por s’e tregon koston e shpenzimeve

Mbrëmë u organizua Darka e Lamës nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Për këtë organizim pati reagime të shumta për mosrespektim të masave kundër pandemisë.

Madje disa thanë se kjo darkë u mbajt në kohën e ngritjes së çmimeve të produketeve esenciale në vend.

Nga Presidenca kanë dhënë detaje të këtij organizimi, mirëpo të fshehur e kanë mbajtur koston e shpenzimeve, edhe pse pyetjet e Indeksonline kishin në fokus shpenzimet.

Darka e Lamës: Halil Matoshi: Presidentja shkel Kushtetutën? – BotaPress
Këshilltari i presidentes, Bekim Kupina u shpreh se, në atë darkë kanë marrë pjesë rreth 100 persona dhe se nuk ka pasur shkelje të rregullave kundër Covid-19.

“Darka e Lamës është darkë institucionale- shtetërore ku jane promovuar prodhimet vendore, ndaj është mbajtur si e tillë. Në të kanë marrë pjesë rreth 100 persona te ftuar. Salla në të cilën është mbajtur darka është e dedikuar për 800 persona, për raste të kongreseve, kurse 500 persona për organizime të tjera. Rrjedhimisht nuk ka pasur shkelje të rregullave pandemike”.

LEXO EDHE:  Serbia e akuzon për krime lufte, Gjykata merr vendimin për kosovarin e arrestuar në Merdarë

Tutje, Kupina tha se të gjithë pjesëmarrësit kanë qenë të vaksinuar.

“Nuk ka pas nevojë për leje prej Qendrës Operative Emergjente të MSH-së, sepse nuk ishte kongres, apo konferencë, por një darkë tradicionale. Pra, një aktivitet protokollar me pjesëmarrjen e ambasadave të akredituara në Kosovë, prodhuesve vendorë, si dhe personaliteteve nga shëndetesia, arti, kultura, shkenca, inovacioni dhe përfaqësuese të grave të Krushës.

Pjesëmarrës kishte vetëm në 15 për qind të të gjithë sipërfaqes. Largësia ndërmjet tavolinave ka qenë afro 2 metra. Pjesëmarrësit kanë qenë të vaksinuar”.

x