Policisë i del punë në Shipol, pas bastisjes së një shtëpie gjetën drogë e konfiskuan para!

Policia e Kosovës dje ka qëndruar në Shipol të Mitrovicës.

Qëndrimi aty nuk ndodhi siç zakonisht stacionohen për të shqiptuar gjoba për kundërvajtje në trafik. Qëllimi i tyre ishte bastisja e një shtëpie, raporton 02Press.com

Sipas njoftimit të policisë aty u gjetë një sasi e konsiderueshme e substancës narkotike dhe u konfiskuan para.

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Fsh. Shipol, Mitrovicë 14.01.2022 – 14:35. Njësitë policore bazuar në urdhëresën e lëshuar nga gjykata kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 2940 € para të gatshme. I dyshuari nuk është takuar, i njëjti është në kërkim policor.

LEXO EDHE:  Kapen duke luajtur me lojëra të fatit, arrestohen 15 persona në Skenderaj

02 Press

02 Press - Portal i lajmeve

x