Policia rikonstruon vendin ku dyshohet se nipi vrau dajën e tij për pronë në Lipjan (FOTO)

Policia e ka rikonstruuar vendngjarjen ku dyshohet se nipi pati vrarë dajën e tij për pronë në Lipjan.

Në vendngjarje është parë një numër i madh i policëve që kanë rrethuar lokacionin ku pati ndodhur vrasja në shtator të vitit 2019.


FOTO: KlanKosova
Fadil Krasniq 42 vjeçar nga Lipjani, u vra më 7 shtator 2019, pas një përleshje me thika që dyshohet se nisi për një kontekst pronësor.

Si të dyshuar për vrasjen e tij, Policia pati arrestuar nipin e tij.

x