“Policia po i falë femrat, po na dënon vetëm neve”, qytetari ankohet se u dënua padrejtësisht nga policia

Një qytetar nga Podujeva po pretendon se është gjobitur padrejtësisht nga Policia e Kosovës, mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00 në rrugën Podujevë – Prishtinë, në fshatin Prugovc, shkruan Gazeta Sinjali.

38-vjeçari i ka thënë Gazetës Sinjali se sot është gjobitur nga policia për tejkalim në vijë të plotë, ani pse thotë se në atë vend nuk ka pasur fare vijë të plotë.

Sipas tij, një tejkalim në atë vend e ka bërë edhe një shofere e cila ishte me veturë para tij, por thotë se ajo është “falur” nga zyrtarët policorë, “vetëm pse është femër”.

“Policia e Kosovës janë hajna. E ndalën para meje një femër, e lëshuan vetë, se e panë se është femër. Mua më dënuan. Nuk din njeri as ku me u anku. Na ndalën dyve, asaj i thanë ti prit këtu, mu m’i morën dokumentet e më dënuan 60 euro, më thanë ke tejkalu në vijë të plotë. Aty vijë të plotë nuk ka hiq. Atë e lëshuan, mu më dënuan. Nuk e di çfarë të drejte kanë kështu, dy policë pisa”, pretendon ai.

Ai thotë se nuk është ankuar askund për këtë gjë, pasi që thotë se nuk e di se ku duhet të ankohet për këtë rast.

02 Press

02 Press - Portal i lajmeve

x