Pamje teksa rrahet djali i Nenad Rashiqit në oborr të shkollës

Gjatë ditës së sotshme, djali politikanit serb, Nenad Rashiq ka qenë pjesë e një rrahje që ka ndodhur në fshatin Llapnasellë.

Indeksonline ka siguaruar pamjet teksa ndodh rrahja ndaj Nikolla Rashiq në oborr të shkollës.

Në lidhje me këtë rast, Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësen e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën  për një rrahje në progres në afërsi të shkollës në Llapnasellë, ku kanë qenë të përfshirë disa persona. Me të marrë informatën njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person mashkull, ka pësuar lëndime  dhe i njëjti është dërguar  për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor 8 persona të dyshuar (prej tyre një i  mitur).

Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, u shpreh ajo./

02 Press

02 Press - Portal i lajmeve

x