Pamje: Kundërshtari ia këput veshin shqiptarit Ramiz Brahimaj
Ramiz Brahimaj e ka pasur një debutim për ta harruar në UFC, pasi e gati sa nuk e humbi veshin kundër Max Griffin.
Brahimaj e pësoi një goditje shkatërruese me bërryl nga Griffin në rundin e tretë në meçin e kategorisë gjysmë të mesme në UFC, pas të cilës nuk ishte në gjendje të vazhdonte.
Goditja brutale e Griffin gati sa nuk ia këputi veshin luftëtarit shqiptar në luftën e tij të parë në UFC.
Kjo ia siguroi Griffinit fitoren me nokaut teknik dhe e la Brahimajn me njërin prej lëndimeve më të tmerrshme në historinë e UFC-së.
Brahimaj ka lindur në Shtetet e Bashkuara dhe lufton nën flamurin amerikan. Ai i ka 8 fitore dhe 3 humbje në MMA.
Griffin rips the ear off
with a sweet elbow 👌 pic.twitter.com/F6sYLZpbBk— ☘️ MMA VISUAL ☘️ (@MMAVISUAL) November 8, 2020
🤢 #UFCVegas13 is LIVE TONIGHT on @espn at 10pm ET pic.twitter.com/dUbmcIyi6g
— danawhite (@danawhite) November 8, 2020