Në Merdare arrestohet koordinatori zgjedhor dhe konfiskohet materiali i referendumit serb

E ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thënë se pjesëtarë të Policisë së Kosovës e kanë arrestuar sonte, rreth orës 22:30, koordinatorin e Komisionit Republikan të Zgjedhjeve, Marko Jankoviqin, në pikën kufitare në Merdare.

Në njoftimin e kësaj zyre thuhet se janë konfiskuar edhe dy kamionë që po bartnin material zgjedhor në drejtim të Kosovës për referendumin e paralajmëruar serb dhe janë arrestuar shoferët e kamionëve dhe ai i Jankoviqit.

Drejtori i kësaj zyre, Petar Petkoviq, ka thënë se e ka njoftuar menjëherë emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, për këtë zhvillim të cilin e cilëson si “skandal me përmasa dhe pasoja të mëdha”.

Petkoviq ka kërkuar nga Lajçak lirimin e Jankoviqit dhe tre të arrestuarve të tjerë.

LEXO EDHE:  9 vjet nga tragjedia e Restelicës, sa është rritur e mbijetuara Amsera Reka!

02 Press

02 Press - Portal i lajmeve

x