Musliu- Kurtit: Çka nënkupton për ty Drenica, pse asnjë ministër nga ai regjion

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ia ka bërë disa pyetje në foltoren e Kuvendit kandidatit për kryeministër, Albin Kurtit, shkruan Gazeta Sinjali.

Në njërën prej pyetjeve ajo i ka thënë se pse nuk e përmendën shërbimin obligativ ushtarak.

“Unë edhe atëherë e kam dit që është e paarritshme, por e pashë që edhe ju e keni pa që është e pamundshme”, ka thënë ajo.

Tutje ka pyetur pse nuk është asnjë ministër nga Drenica.

“Çka nënkupton prej juve regjioni i Drenicës. Nuk pashë asnjë emër nga Drenica. Po flas për regjionin që ju e vizituat me njësi speciale dhe e terrorizuat”, tha Musliu.

“A do të ofroni garancë shtetërore për ushtarët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë dhe cili është qëndrimi juaj për Gjykatën Speciale. Nuk pashë diçka as për këtë”.

“A jeni i sigurt ligjërisht që keni të drejtë të zgjidheni kryeministër. Sot e keni një vendim të shqiptuar që më 14 shkurt ua pamundësoi të zgjidheni deputet i Kuvendit”.

“Do të bëheni kryeministri i parë shqiptar, fëmijët e të cilit nuk flasin shqip”, shtoi Musliu.

x