Ministri më i pasur në Qeverinë Kurti 2

Xhelal Sveçlës i është besuar për të dytën herë radhazi detyra e ministrit të Punëve të Brendshme në qeverinë e re Kurti 2.

Sveçla, sot gjatë ditës pritet të pranojë edhe zyrtarisht detyrën në këtë dikaster qeveritar, shkruan IndeksOnline.

Bazuar në të dhënat e Agjencionit Kundër Korrupsion, Sveçla është njëri ndër ministrat më të pasur në qeverinë e re.

Ai ka një shtëpi në vlerë 600,000.00 euro, të deklaruar si trashëgimi nga prindi.

Në vlerë hiç më të vogël, Sveçla ka deklaruar edhe dy lokale afariste, njëra në vlerë 650.000,00 euro kurse tjetri 600.000,00 euro.

Tutje, trashegimi nga prindi ai ka të deklaruar trual 430m2 në vlerë 100.000,00 euro.

Më poshtë mund të shihni deklarimin e plotë të Sveçlës për Agjencionin Kundër Korrupsionit (AKK

x