Labi angazhohet për sigurimin e 400 mijë eurove për shërimin e dy të rinjëve nga leukemia

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe humanisti Labinot Tahiri, ka vizituar në dy të rinjë që së fundmi janë diagnostifikuar me sëmundjen e leukemisë.

Ardit Gashi nga Ferizaji dhe Shpetim Krasniqi nga Vushtrria, që të dy kanë nevojë për ndihmë financiare për shërim jashtë vendi, me këtë rast Tahiri ka thënë se do të angazhohet në sigurimin e mjeteve të nevojshme financiare.

“Të dashur motra e vllezër gjendja e tyre është për rast me urgjencë dhe paratë ju duhen shumë. Nuk i kam 400.000 € se po ti kisha do të ua beja zgjidhjen ndêrsa me ndihmen e Zotit prap do të punoja dhe i kisha ba ato para✊🏻
Sikurse kam dhuruar me qindra mijera euro dhe keni dhuruar, vazhdoni e të ua bejmë jetën parajsë këtyre dy djemve sepse nesër ndonjeri mund të na e shpëtojë JETËN”, u shpreh Tahiri.

LEXO EDHE:  Paralajmërim i frikshëm për tërmetet tjera nga sizmologu serb!
Takimi me Arditin
Takimi me Shpetimin

“Arditit në Ferizaj dhe Shpëtimit në Vushtri, ju urojmë shërim të shpejtë. Zoti ju bekoftë!”, ka shkruar Tahiri.

02 Press

02 Press - Portal i lajmeve

x