Ky pritet të jetë nënkryetari i ri i Prishtinës, dhe drejtorët komunalë

Kryetari i sapozgjedhur i Prishtinës, Përparim Rama, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duket se ka nisur punën për ta pasur të gatshëm sa më parë stafin e tij.

Rama, që në balotazh e mundi Arben Vitinë nga Lëvizja Vetëvendosje, ka përgatitur terrenin edhe për nënkryetarin, derisa ka krijuar koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizjen për Bashkim.

Sipas burimeve të Gazetës Online Reporteri.net, Alban Zogaj pritet të jetë nënkryetar i Komunës së Prishtinës.

Vllaznim Osmani, pritet të jetë Shef i Kabinetit, ndërsa Fehmi Kupina nga LDK, kryesues i Kuvendit.

Roland Peraj pritet ta udhëheqë Drejtorinë e Arsimit. Kushtrim Sheremeti nga Lëvizja për Bashkim, pritet të emërohet Drejtor Kulture.

Lindita Rexhepi mund ta udhëheqë Drejtorinë e Mirëqenies Sociale, Jeta Rafuna Drejtorinë e Kadastrit, Krenar Xhaferi pritet të merret me Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave, Fadil Hertica pritet të emërohet në Drejtorinë per Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm.

LEXO EDHE:  Tronditëse: Burri fillimisht e vrau ish- gruan e tij rreth 50 vjeçare e më pas veten

Besa Zogaj do ta udhëheqë Drejtorinë e Financave.

Kushtrim Mushica nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, parti në koalicion në nivel komunal, pritet ta drejtojë Drejtorinë e Sportit.

Izet Sadiku, pritet të jetë Drejtor i Shëndetësisë dhe Flora Rexhepi do të merret me Inspektoratin.

Ndërkaq, siç mëson Reporteri.net, për Administratën, Urbanizimin, Bujqësinë, Pronën, Shërbimet Publike e atë të Parqeve, pritet të merret vendim ditëve në vijim, derisa janë në konsultime me Partinë Demokratike për të arritur një marrëveshje bashkëpunimi.

x