Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në ‘Rrugën e Kombit’, ku si pasojë e përplasjes së dy autoveturave dhe një trajleri ka humbur jetën një person.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qytetit të Rrëshenit dhe siç shihet dhe nga fotot e siguruara nga vendngjarja përplasja ka qenë tepër e fortë.
Trupi i viktimës ka qëndruar rreth 30 minuta në automjetin tip BMË dhe është nxjerr i pajetë prej aty.
Mësohet se viktima është shtetasi Armand Xhaferri (Gjoka) 30 vjeç, të cilin e shihni dhe në fotot e mëposhtme.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e rrethanave nga ana e Policisë.
Janë shoqëruar drejtuesit e dy mjeteve të tjera që u përfshinë në aksident.
Njoftimi i plotë i policisë: Mirditë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Milot-Rreshen , në afërsi të një karburanti mjeti me drejtues shtetasin E.H.,është përplasur me mjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin A.Gj.,i cili për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.