“Kushdo që e identifikon pronarin e kësaj veture, ia dha 2 mijë euro”

Një person nga Podujeva ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi që dyshohet se ka kryer një vjedhje.

Sipas qytetarit L.A (emër i njohur për redaksinë) me datën 06.02.2021 ka ndodhur një vjedhje e rëndë, raporton 02Press.com

Ai ka thënë se kushdo që arrin ta identifikojë personin që drejton veturën Audi A3, ngjyrë e gjlbërt dhe me targa të huaja, të cilës i ka publikuar edhe fotografi, do të shpërblehet me vlerë monetare nga 1.500 deri 2.000 euro.

Po ashtu ai ka publikuar edhe numrin e telefonit, përmes të cilit mund të kontaktohet.

Marakli kushdo qe me jep info te sigurta qe e posedon ose qe e ka pa diku kete vetur shperblim i ka 1500-2000€ , privatesin ja ruaj 100% mund te me shkruani edhe ne facebook direkt ose ne tel 049 101 809. Arsyeja: eshte bere nje vjedhje e rend me kete vetur

.

Personi në fjalë ka publikuar thirrjen në grupin “Marakli t’Kerreve”.

/02 Press

02 Press

02 Press - Portal i lajmeve

x