Kurti thërret seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për referendumin e Serbisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca që nesër të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit.

Zyra e kryeministrit përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se në seancë do të nxirret një rezolutë e përbashkët ku shprehet vullneti i deputetëve për mbajtjen e referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, me kërkesë për Seancë të jashtëzakonshme të Kuvendi/ Në përputhje me nenin 69 paragrafi 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 38 paragrafi 2b të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryeministri Kurti i është drejtuar Kuvendit me kërkesë për Seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, për nesër, e shtunë, me datë 15 janar 2022, në orën 14:00″, thuhet në komunikatë.

LEXO EDHE:  Armend Muja: Mbështetja për Vetëvendosjen e kalon 51 përqindëshin

“Në rend të ditës së kësaj seance të jashtëzakonshme është diskutimi në lidhje me synimin e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës. Diskutimi nga kjo seancë ka për qëllim të nxjerrë një rezolutë të përbashkët, në të cilën shprehet vullneti politik i deputetëve dhe grupeve parlamentare dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbi çështjen e lartshënuar”, thuhet në fund të komunikatës.

02 Press

02 Press - Portal i lajmeve

x