Krerët e shtetit vizitojnë Kodrën e Bebushit, vendi ku 23 vjet më parë ndodhi Masakra e Reçakut

Krerët e institucioneve të Kosovës kanë qëndruar në Kodrën e Bebushit, vendi ku u krye masakra e Reçakut nga forcat ushtarake dhe policore serbe më 15 janar 1999.

Presidentja Osmani ka publikuar një fotografi nga vendi ku ndodhi masakra.

“Sot në vendin e ngjarjes, te Kodra e Bebushit, aty ku ndodhi masakra e Reçakut, dëgjuam rrëfimet e tmerrit të të mbijetuarve të masakrës. Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

Për të shënuar këtë ditë, presidentja, Vjosa Osmani, kryeparlamentari, Glauk Konjufca dhe kryeministri, Albin Kurti bënë homazhe në Kompleksin Memorial të Reçakut.

LEXO EDHE:  Çka duhet të bëni kur bëhet tërmet!
x