Keni kujdes: Në Kosovë po qarkullojnë me të madhe para të falsifikuara, sidomos në këto komuna

Policia e Kosovës ka njoftuar për tre raste të reja të falsifikimit të parave.

Rasti i parë ka ndodhur në Prishtinë ku një zyrtare në bankë e ka njoftuar policinë kanë hasur në një bankënotë false prej 100 eurosh.

“Sheshi Ukshin Hoti, Prishtinë 20.02.2021 – 15:30. Ankuesja femër kosovare zyrtare në bankë, raporton se kanë hasur në një bankënotë prej 100 euro e falsifikuar, e cila dyshohet se është deponuar nga i dyshuari mashkull kosovar. E njëjta monedhë është konfiskuar nga ana e policisë dhe rasti mbetet nën hetime të mëtutjeshme”, thuhet në raport.

Rasti tjetër ka ndodhur po ashtu në Prishtinë, ku përsëri një zyrtare në bankë ka hasur në 50 euro fals.

“Sheshi Agim Ramadani, Prishtinë 13.02.2021 – 17:45. Ankuesja femër kosovare zyrtare në bankë, raporton se kanë hasur në një bankënotë prej 50 euro e falsifikuar, e cila dyshohet se është deponuar nga i dyshuari mashkull kosovar. E njëjta monedhë është konfiskuar nga ana e policisë dhe rasti mbetet nën hetime të mëtutjeshme”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur të hënën në Viti, ku një person në market tenton të blejë cigare me 100 euro fals.

Fsh. Germove, Viti 22.02.2021 – 13:20. Ankuesja femër kosovare, punëtore në një lokal, raporton se një person ka blerë 4 pako cigare duke i ofruar 100 euro, që dyshon se janë të falsifikuara. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti mbetet nën hetime të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ditëve të fundit raste të tilla në raportin e Policisë janë shpeshtuar

x