Ja në sa ora do të zhvillohet ndeshja Mike Tyson-Roy Jones

54 vjeçari Mike Tyson do të përballet me 51 vjeçarin, Roy Jones në Los Angeles.

Kjo ndeshje e cila ka ngjallur interesimin e tifozëve të sporteve luftarake sipas orës sonë lokale pritet të fillojë rreth orëve të para të mëngjesit, transmeton Sinjali Sportiv.

Eventi sipas orës sonë lokale pritet të fillojë në orën 20:00-00:00.

Por, ndeshja në mes Tyson dhe Jones pritet të zhvillohet rreth orës 3:00-4:00 të mëngjesit.

Tyson deri më tani në karrierë ka arritur 50 fitore ku 44 prej tyre i ka fituar me nokaut kurse 6 ndeshje i ka humbur.

Ndërsa, Jones ka arritur 66 fitore, 47 prej tyre i ka fituar me nokaut kurse ka humbur 9 ndeshje.

02 Press

02 Press - Portal i lajmeve

x