“I kam vra dytë, unë i kam vra me dorën tem, për qata s’i kam asnjanin prind” dëgjohet t’i thotë policja Teuta Muliqi qytetarit derisa po ushtronin dhunë mbi të

Dy pjesëtarë të Poicisë së Kosocës kanë ushtruar dhunë fizike dhe psiqike e po ashtu kanë drejtuar ofendime të rënda ndaj një qytetari i cili po mbahej në stacionin e Policisë “Jugu” në Mitrovicë, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Qytetari i cili keqtrajtohet në stacion ishte lajmëruar në polici nga ish gruaja e tij për ngacmim seksual dhe pastaj kishte shkuar aty për të dhënë deklaratë.

Rasti ka ndodhur më 24 gusht të vitit 2020, dhe personi në fjalë ka kërkuar që deklaratën e tij ta japë në prani të avokatit, por pas kësaj fillon dhuna dhe ofendimet nga dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës, T.M. dhe Rr.M.

Në një audioincizim që ka siguruar insajderi dëgjohet e gjitha saga e dhunës dhe ofendimit ndaj tij.

Derisa qytetari kërkon avokat dhe mundohet të shpjegojë mbi gjendjen e babait të tij, në ato momente ndërhyn policja T.M. e cila në formë ironike thotë se i ka vrarë prindërit e vet.

“Jo s’ka, i kam vra dytë, unë i kam vra me doren tem, per qata s’i kam asnjanin” – dëgjohet të thotë policja Teuta Muliqi.

Ndërkohë më herët polici Rr.M. i thotë ta largojë telefonin nga dora dhe dëgjohet duke e goditur.

“Hiqe telefonin se po t’i thej hunt (dëgjohet duke e goditur), ti mu qu në këmbë kur dush a, ulu aty, mos um kqyr se po t’i thej hunt, filozof se s’jam tu mshef kurgjo, mos um kqyr”, i thotë polici T.M.

Maltretimi ndaj qytetarit vazhdon për disa minuta, derisa dikur fillon edhe të qajë.

Qytetari rastin e ka lajmëruar në Inspektorat policor të cilët po merren me rastin.

Më poshtë gjeni audioincizimin:

https://fb.watch/3R0PDWDlLr/

 

x