I dolën përpara me veturë, e grabitën dhe e sulmuan / Kapet njëri nga të dyshuarit në Ferizaj

Njësia e Hetimeve në rajonin e Ferizajt nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka nisur hetimet e rastit të grabitjes për dëmtim prone me datën 26 nëntor 2012.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth orës 19:30 ne rr. ‘’Abdiselam Ahmeti’’ në Ferizaj tre persona të dyshuar i kanë dalë përpara me veturë viktimës G.Z (M/K) i moshës 24 vjeçar, i cili ishte po ashtu me veturë dhe e kanë sulmuar duke i shkaktuar lëndime trupor. Me këtë rast personat e dyshuar i kishin grabitur një telefon celular dhe ia kanë dëmtuar edhe veturën e tij dhe të njëjtit kishin ikur në drejtim të panjohur, ndërsa viktima kishte pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Në lidhje me këtë, hetuesit e stacionit policor pasi kanë grumbulluar disa informacione në terren, kanë siguruar prova materiale dhe deklarative dhe sot me datë 30.11.2021, rreth orës 19:00 kanë arrestuar personin e dyshuar të kësaj ngjarje me inicialet B.H ( M/K) 32 vjeçar.

LEXO EDHE:  Kujdes, në treg ka vezë me sëmundje

I njëjti pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , është ndaluar për 48 orë, ndërsa në kërkim policor janë edhe dy të dyshuarit tjerë.

02 Press

02 Press - Portal i lajmeve

x