I arrestuari për ryshfet është këngëtari nga Skenderaji Leotrim Gashi

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në flagrancë zyrtarin e Ministrisë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për ryshfet.

Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur Leotrim Gashi, shkruan Insajderin.

Sipas policisë Gashi kishte kërkuar dhe pranuar ryshfet prej mijëra eurosh nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga Ministria.

“Sot me datë 11.01.2022, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Policinë e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore është realizuar një operacion me ç ‘rast është arrestuar ne flagrancë një person mashkull kosovar, i cili dyshohet se me pozitën që kishte në kuadër të një Ministrie të RKS-së, ka kërkuar dhe pranuar ryshfet shumën e të hollave prej mijëra eurosh, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga Ministria përkatëse”, thueht ne njoftimin e Policisë .

LEXO EDHE:  “Shkojmë të hamë, na dridhet luga” Rrëfimet e durrsakëve dhe gjendja e rënduar psikologjike

Leotrim Gashi është po ashtu djali I asambleistit të Bekim Jasharit në komunën e Skënderajt.

“I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti ndalohet për 48 orë, thuhet në njoftimin e policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

02 Press

02 Press - Portal i lajmeve

x