ELKOS-i i Ramiz Kelmendit përfitoi ndihmë prej 675 mijë euro nga qeveria Hoti

Si asnjëherë më parë qytetarët ua mësyn marketeve për t’u furnizuar me gjëra ushqimore në fillimin e pandemisë COVID-19 në fillimin e vitit të kaluar.

Marketet ushqimore nuk u mbyllën asnjëherë nga shteti në kuadër të masave anticovid duke bërë që puna e tyre vetëm të rritet pasi qyterarët nga frika e mungesës së artikujve ushqimorë po blinin edhe rezerva, shkruan Gazeta Online Veriu.info

Por gjithë kjo situatë nuk ka ndaluar këto biznese që të aplikojnë për përfitime nga pakoja e qeverisë Hoti e këtë të fundit të miratojë ndarjen e mjeteve për këto biznese.

ETC që njihet si njëri nga rrjeti më i madh i marketeve në Kosovë ka përfituar afër 680 mijë euro ndihmë nga shteti, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Elkos SH.P.K. është në pronësi të Ramiz Kelmendit i cili ishte deputet nga radhët e LDK-së në mandatin 2017-2019.

LEXO EDHE:  Sa muaj përfitojne lehonat nga 170 euro nga qeveria?

Më poshtë lista e bizneseve përfituese nga pakoja 60 milionëshe e qeverisë Hoti:

x