E mitura nën 16 vjeç në gjendje të rëndë shtrihet në QKUK, u rrah nga burri i saj

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për bashkësi jashtëmartesore me personin nën 16 vjeç.

Një femër e mitur nga Vitia, është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), shkruan IndeksOnline.

Sipas policisë, e njëjta është duke u trajtuar dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkaq lidhur me rastin është arrestuar bashkëshorti i saj.

“Viti 19.02.2021 – 21:20. Nga QKUK raportohet se një viktimë femër kosovare (e mitur), është duke u trajtuar dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i saj dhe me vendim të prokurorit, i njëjti dërgohet në mbajtje”, njofton policia e Kosovës.

x